Emërohet solemnisht

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Valton Beqiri, priti znj. Burbuqe Berisha, të cilës ia dorëzoi vendimin për emërimin e saj Drejtoreshë e Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Me këtë rast, Ministri Beqiri e përgëzoi znj. Berisha për emërimin e saj në këtë detyrë, duke i dëshiruar sukses në punën e saj si drejtuese e këtij institucioni të lartë kulturor kombëtar. Ai, gjithashtu, e siguroi znj. Burbuqe Berisha për mbështetje të mëtutjeshme të Teatrit Kombëtar të Kosovës nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Ndërkaq, znj. Burbuqe Berisha e falenderoi Ministrin Beqiri për mbështetjen, duke shtuar se ajo do të angazhohet për një menaxhim sa më energjik dhe të suksesshëm të Teatrit Kombëtar të Kosovës