Beqiri në hapjen e Rrolling Film Festival

Ministri i Kulturës, z. Valton Beqiri, mori pjesë në hapjen e festivalit të parë, të bërë nga romët dhe për romët, Rrolling Film Festival.
Ai tha se ky festival është një përpjekje e përbashkët e krijuesve të filmit që, përmes syrit të tretë kamerës ta sjellin përpara nesh morinë e rrëfimeve dhe të pamjeve të një komuniteti, i cili, për shkaqe të ndryshme, në vitet e pasluftës ka qenë i margjinalizuar. Sipas tij organizimi i këtij festivali, është edhe shprehje e disponimit tonë të përbashkët për ta trajtuar në mënyrë të hapur dhe me intonim kritik qëndrimin dhe trajtimin bukur shpesh paragjykues ndaj komunitetit rom.
Një pjesë e konsiderueshme e filmave të këtij edicioni është krijuar nga vetë romët, ndërkohë që disa filma të tjerë janë krijuar nga filmbërësit me përkatësi jo-rome.
Festivali Rrolling Film Festival do të zgjasë deri më 21 tetor; do të shfaqen filma të metrazhit të shkurtë, të gjatë dhe dokumentar si dhe do të bëhen debate lidhur me artin dhe kulturën rome. Ky festival u mbështet financiarisht edhe nga MKRS.