E Shtunë, 31 Tetor 2026

ICO për fotografi

Kapini aparatet fotografike, dhe gjeni vendin më të afërt dhe më atraktiv që lidhet me kulturën e Kosovës.

Mund të jetë ajo një kala, hamam, xhami apo kishë, stoli ose veshje interesante të një njeriu nga Kosova dhe ju mund të futeni në garën më të re të fotografisë që quhet Përshëndetje nga Kosova. Kjo garë është duke u organizuar nga zyra e ICO në Prishtinë.

Paramendoni se jeni duke i dërguar një kartolinë nga Kosova një mikut, i cili nuk ka qenë kurrë këtu - dhe dëshiron të dijë për kulturën dhe trashëgiminë e Kosovës. Çka do të dëshironit tu tregoni atyre? Cilat ndërtesa, monumente, peizazhe ose tradita duhet të ruhen për të ardhmen?, thuhet nga ICO.

Konkurrentët të cilët i bëjnë këto fotografi duhet të jenë nën moshën 30 vjeçare. Konkursi do të jetë i hapur deri më 3 nëntor, ndërsa fotografitë më të mira do të ekspozohen në një ekspozitë që do të mbahet në muajin nëntor.

Juria do ti ndajë çmimet prej 500 euro, 250 euro dhe 100 euro për tri punimet fituese. Punimet mund të dërgohen në email adresën: photocompetition@ico-kos.org; ose të dërgohen në zyrën e ICO-së.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›