MASHT, anulon tenderin për veturat

Dy ditë pasi Agjencia kundër Korrupsionit i ka drejtuar një opinion për shkelje të ligjit të Prokurimit, Ministria e Arsimit ka anuluar njoftimin për kontratë “Furnizim me vetura për nevojat e MASHT”.
Në arsyetimin e anulimit të procedurës së prokurimit thuhet se “Një urdhër i lëshuar nga autoriteti kompetent kërkon anulimin”.
Aty nuk precizohet se kush është autoriteti kompetent.
Por, Agjencia kundër Korrupsionit paraprakisht ka kërkuar nga MASHT-i që të anulojë njoftim për kontratë “Furnizim me vetura për nevojat e MASHT”, pasi që ka konsideruar se është shkel disa herë Ligji i Prokurimit Publik.
Agjencia kishte gjetur se MASHT, fillimisht nuk kishte parashikuar blerjen e veturave për nevojat e saj kur ka planifikuar buxhetin për këtë vit, e më pas edhe kur ka hap tender nuk i ka precizuar kushtet kryesore të makinës që e do. Për më tepër nuk e ka caktuar as numrin e tyre. /Indeksonline/