E Diel, 1 Nëntor 2026

Beqja I gatshem te hetohem

Reagimi i tij erdhi ne nje kohe kur deputete te Partise Demokratike kerkuan heqjen e imunitetit me pretendimin se Beqja ka marre pjese ne nje tender ne nentor te vitit te shkuar ne Bashkine e Durresit.

Ne vitin 2008 Bashkia e Durresit ka nisur nje projekt te ndare ne tre faza me qellim informatizimin e ketij insitucioni. Kompania ku une jam ortak ka marre pjese ne dy fazat e para te ketij projekti ku ka dale fituese e gares ne respekt te plote te legjislacionit mbi prokurimet sqaroi Beqja.

Ai tha me tej se faza e dyte e ketij projekti ku kompania ne fjale ka qene e perfshire i perkon nje periudhe gjate te ciles une nuk ushtroja funksionin e deputetit madje nuk kisha asnje te ardhur apo perfitim qe lidhet me mandatin e deputetit. Qe nga momenti kur une kam filluar te ushtroj mandatin e deputetit kompania ne fjale nuk ka perfituar asnje qindarke nga fondet publike. Madje ne respekt te ligjit kjo sipermarrje nuk ka marre pjese ne asnje procedure prokurimi me fonde publike vijoi deputeti Beqja.

Ne fazen e trete tha ai kompania ku eshte ortak nuk ka marre pjese ne tenderin e Bashkise se Durresit. Ne respekt te institucioneve te ketij shteti te zgjedhesve te mi dhe te shqiptareve une jam i gatshem ti nenshtrohem cdo lloj procedure qe do te hedhe drite dhe do te bej transparente kete akuze ndaj personit tim vijoi.

2010-10-01 1350

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›