E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukan Askush s8217mund t8217i bllokoje vizat

Siguria vjen nga Eduard Kukan kryetari i delegacionit te Parlamentit Evropian per Evropen Juglindore.

Deklarata vjen ne nje kohe qe flitet se Franca dhe Holanda mund te bllokojne kete proces. Besoj se PE do ta votoje me vendosmeri dhe me nje shumice te madhe. Pastaj do ta nxise Komisionin per tia kaluar vendimin Keshillit Evropian per te vendosur per heqjen e vizave dhe Keshilli vendos kete vit. Keshtu mendoj se qytetaret e Shqiperise dhe te Bosnjes e Hercegovines se shpejti do te kene mundesi te udhetojne pa viza ne zonen Shengen te vendeve te BE-se tha Kukan per tv Alsat.

Sipas tij situata politike ne Shqiperi nuk eshte shume e favorshme per proceset integruese megjithese kriteret teknike jane plotesuar tashme.

Per sa i perket problemit te anetaresimit ne BE-se Shqiperia ka ecur me reformat qe jane percaktuar nga Komisioni Evropian dhe eshte pranuar se ato jane realizuar deri tani. Shqiperia pra u eshte pergjigjur pyetjeve te Komisionit Evropian dhe ne jemi duke pritur opinionin. Votimi politik tani per tani eshte i bllokuar sepse opozita merr pjese ne parlament por nganjehere jo. Nese kjo situate nuk rregullohet dhe une jam shume pesimist per kete atehere do te jete shume e veshtire per Shqiperine qe ajo te levize shpejt drejt BE-se tha me tej ai.

Brenda disa ditesh Parlamenti Evropian do te vendose per heqjen e vizave afatshkurtra per dy vendet e Ballkanit Shqiperise dhe Bosnjes. E nese votimi i radhes do te jete pro atehere ne nentor merret votimi perfundimtar nga ministrat e Brendshem te Bashkimit Evropian dhe diku nga fundi i nentorit vendimi hyn ne fuqi. Kete vendim Kukan e quajti si shembje e murit te vogel te Berlinit.

2010-10-01 1604

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›