Beqja: Në 18 shkurt, demonstratë

Partia Socialiste vijon denoncimin për privatizimin e 1280 aseteve publike nga qeveria Berisha duke theksuar faktin se një veprim i tillë tregon plaçkitjen që ekzekutivi po mundohet t?iu beje shqiptareve përpara zgjedhjeve lokale. Deputeti socialist Ilir Beqja tha se kjo është një arsye e fortë pse qytetarët shqiptare duhet të protestojnë në 18 shkurt , kundër korrupsionit dhe gjendjes së vështirë ekonomike Me plot 1280 prona publike, prona të të gjithëve, Sali Berisha punon të pasurojë veten, familjen dhe oborrin e tij, ndërkohë që shqiptarëve u duhet të përballen me shtrenjtimin e të gjithë elementëve thelbësorë që i duhen jetës së përditshme. Janë këto arsyet përse ditën e premte, në 18 shkurt, shqiptarët do të protestojnë kundër pushtetit të Sali Berishës. Në 18 shkurt do të protestojnë të varfrit, 500 mijë shqiptarë që jetojnë nën pragun zyrtar të varfërisë në Shqipërinë e gjoja mrekullive ekonomike të Sali Berishës. Sipas deputetit Socialist, vetëm në dy vjetet e fundit, 120 mije shqiptare, i janë shtuar radhes së të varfërve në kushtet kur niveli i papunësisë është në rritje e kur çmimet vetëm pësojnë rritje Në 18 shkurt kundër Sali Berishës do të demonstrojnë të papunët, ata 1 milionë shqiptarë që nuk kanë punë, sepse Sali Berisha dhe Ilir Meta me bllok në dorë vjedhin dhe grabisin pasurinë publike.
Shpërndaje