Berisha: PPE ndëshkim ndërkombëtar për Ramën

Kryeministri Berisha ka deklaruar se rezoluta e asamblesë politike të PPE-së i dha një ndëshkim ndërkombëtar kreut të PS-së Edi Rama.
Në mbledhjen e grupit të PD-së kryeministri Berisha theksoi se rezoluta ka dënuar dhunën e ushtruar nga opozita në ngjarjet e 21 janarit.
“Rezoluta përbën një ndëshkim madhor ndërkombëtar për kryetrin e PS-së dhe atë grup bllokmenësh të rinj që në krye të saj e kthyen Partinë Socialiste në një parti dhune dhe taktikash për të marrë pushtetin” theksoi Berisha.
Sipas tij kjo rezolutë përbën njëkohësisht një nga qëndrimet më të prera që është mbajtur ndonjë herë në Europën e pasluftës ndaj një force politike.
“Cilado që kanë qënë forcat politike si ajo e Millosheviçit nuk kanë të regjistruar një rezolutë që të dënohen përpjekjet për të marrë me dhunë pushtetin” theksoi më tej Berisha.
Gjithashtu kryeministri Berisha theksoi se dhuna e ushtruar ndaj institucioneve dëmton jo vetëm imazhin e Shqipërisë por më shumë se imazhin e saj, cënon interesat personale të çdo shqiptari pavarësisht ngjyrave politike.
“Dokumenti shpreh vlerësimin e plotë dhe mbështetjen totale për reformat e mazhorancës, për qëndrimin e saj, për përpjekjet e saj në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE por rezoluta dënon në një rast unik për një vend të lirë përpjekjet e Edi Ramës në krye të PS-së për të përmbysur me dhunë qeverinë legjitime të Shqipërisë” theksoi Berisha.
vijon..