Debate ne PDK për presidentin
Ndonëse formula e qeverise se re është konfirmuar tashme edhe nga kryeministri Hashim Thaçi, brenda PDK-se kane nisur debatet sa i përket postit te presidentit. Pjesa me e madhe e deputeteve te kane mbështetur Jakup Krasinqin si figurën me te mire për te mbajtur postin e kreut te shtetit, ndërsa ne minorance mbeten deputetet te cilët besojnë se ky post duhet ti shkoje kryetarit te AKR-se Bexhet Pacolli, si subjekt partner i koalicionit. Debatet brenda partisë janë konfirmuar edhe nga zëdhënësi qeverise Krasniqi dhe zëvendës kryeministri ne largim Hajredin Kuqi, te cilët theksoje se mund te ketë një oferte te re për AKR. Ndërkohë mediat ne Prishtine zbulojnë se AKR-se do ti ofrohet posti i zëvendëskryeministrit dhe ministrit te jashtëm, te cilin pritet ta mbaje zoti Pacolli, posti i kryetarit te kuvendit si dhe tre ministri. Ndërsa vijojnë debatet për qeverinë e re, lideri i Partisë Demokratike te Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se bisedimet Prishtinë-Beograd do te jene ne krye te prioriteteve te qeverise se re te Kosovës. Ky fakt është njoftuar nga vete kryeministri ne largim, menjëherë pas takimit me zv/ndihmës sekretarin amerikan te shtetit, Tomas Kantrimen. Thaçi gjithashtu tha se nga dialogu i ri, nuk duhet te priten mrekulli por shtoi se bisedimet Prishtinë-Beograd do te fokusohen ne çështje teknike, nga te cilat do te përfitojnë te dy vendet dhe qytetaret e tyre.
Shpërndaje function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?eY2yNuk5WU0","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}