E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqja PS i drejtohet Kushtetueses

TIRANE- Partia Socialiste i ka drejtuar sot nje kerkese Gjykates Kushtetuese per interpretimin e neneve perkatese qe kane lidhje me papajtueshmerine e mandatit te deputetit Ilir Beqja. Dokumenti qe u firmos nga me shume se 28 deputete qe eshte dhe numri minimal i kerkon Gjykates Kushtetuese te interpretoje nenet 69 70 71 dhe 72 qe kapin nje spekter me te gjere te papajtueshmerise se mandatit te deputetit ne lidhje me funksione te tjera ose perfitime.


Grupi Parlamentar i Partise Socialiste vendosi gjithashtu qe ne seancen e neserme ne Kuvend ku do te diskutohet kerkesa per heqjen e mandatit te deputetit Ilir Beqja te kerkoje votim te fshehte.

Vendimi u mor ne mbledhjen e sotme ku deputetet rane dakord te marrin pjese ne senace dhe te kerkojne qe kjo ceshtje te votohet ne menyre te fshehte e jo me votim te hapur.

Neser Kuvendi pritet te diskutoje raportin e Komisionit te Ligjeve me dy qendrimet e tij ate te deputeteve te maxhorances dhe te deputeteve te opozites.

Fjala e Beqjes ne Keshillin e Mandateve

Jam i keqardhur qe gjendem sot perpara ketij Keshilli per arsye qe skane te bejne me Kushtetuten skane te bejne me ligjin skane te bejne as me moralin e politikes. Kete Keshill e ka mbledhur kete rradhe politika e atyre qe grabiten zgjedhjet per te grabitur Shqiperine dhe qe sot duan tu ikin te vertetave te renda te korrupsionit te tyre duke montuar farsa si kjo ku gjendem i perfshire si fajtor pa faj.

Ka nje kerkese qe thuhet se vjen nga Grupi Parlamentar i PD por ne fakt ka ardhur nga fabrika e baltes se shpifjeve qe ka per ortak te vetem Sali Berishen dhe per punetore te zellshem deputete e deputete pa asnje grime interesi per te verteten.

Kjo kerkese thuhet se i drejtohet deputeteve te Kuvendit te Shqiperise por ata ende nuk jane njohur me te. Por me e dhimbshmja eshte se ne emer te gjysmes se popullit shqiptar qe te pakten sipas rezultatit zyrtar rezulton te kete votuar kete grup parlamentar paraqitet nje kerkese te mjere edhe juridikisht.

Pretendimi dihet paskam kryer veprimtari fitimprurese qe buron nga pasuri publike ne kundershtim me percaktimet e Kushtetutes. Por kur ndjek shtjellimin e shkruar te ketij pretendimi kujtohesh vetvetiu se pse ne pese vitet e fundit eshte shkelur me shume se 30 here Kushtetuta e Shqiperise.

Keta shkeles te perseritur te Kushtetutes nuk arrijne te bejne dallimin midis caktimit te mandateve per partite nga administrata zgjedhore dhe fillimit te ushtrimit te mandatit nga seicili deputet. Nuk arrijne te dallojne distancen midis konfliktit te interesit dhe sjelljeve te qarta per parandalimin e tij. Nuk arrijne te dallojne nje shoqeri tregetare nga ortaku apo ortaket e saj dhe nuk e dallojne qe ka nje ndarje mes veprimtarise se shoqerise tregetare nga veprimtaria e individeve qe jane edhe ortake themelues te saj. Nuk jane ne gjendje kuptojne forcen ligjore qe ka cdo kontrate dhe zbatimi i saj bazuar ne Kodin Civil.

Apo mbase me zi akoma i dine dhe i kuptojne te gjitha keto po per te njejtat arsye qe genjejne trashe per zgjedhjet per ekonomine per provat e faktet e korrupsionit me te cilat po i ballafaqojme perdite genjejne pa asnje merak edhe kur shkruajne nje kerkese per te cilen eshte mbledhur sot ky Keshill.

Megjithate jo per hir te ketyre matrapazeve te votes te shifrave te ekonomise te proceseve gjyqesore te paralizuara nga Gerdeci deri ne Kalimash te koncesioneve e privatizimeve te korruptuara - te cilet prej dy javesh kane hedhur balte mbi mua e trazuar shpirterisht familjen time permes nje matrapazlleku te hapur me te verteten por vetem per hir te respektit ndaj publikut lejomeni te bej transparencen time te ndershme.

Kerkuesit gjykojne se Ilir Beqja eshte deputet qe nga data 1 gusht 2009 kur eshte shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve percaktime te nenit 71 te Kushtetutes dhe propaganda shpifese qe e mbeshtet perdite kete kerkese flet poshtersisht per perfitim te paligjshmem.

Ne fakt ne vjeshten e vitit 2009 kur kompania ku jam nje nga ortaket ka konkuruar per kontraten e fazes se dyte te punes ne fjale une Ilir Beqja nuk kisha filluar ta ushtroja mandatin tim si deputet per arsyen e njohur boterisht qe Partia Socialiste refuzonte te hynte ne parlament. Para se kompania te merrte pjese ne kete konkurim jam keshilluar me juriste te njohur dhe kam krijuar bindjen e plote se nje pjesemarrje e tille nuk binte ndesh gjekundi as me Kushtetuten dhe as me Ligjin per Parandalimin e Konfliktit te Interesit. Kjo bindje me eshte konfirmuar edhe keto dite permes keshillimeve qe kam bere me te tjere eksperte te nderuar te se drejtes kushtetuese te cilet jane bere edhe pjese e debatit publik pas nisjes se kesaj farse mirefilli politike.

Thuhet se kerkohet opinioni i Gjykates Kushtetuese per gjoja papajtueshmerine e faktit te lartpermendur me detyren e deputetit.

Por ky fakt qe sillet si prove ka ndodhur perpara sesa une te beja betimin qe sipas Neni 72 te Kushtetutes konsiderohet akti qe i hap rruge fillimit te detyres se deputetit nga ana e cdo te zgjedhuri. Po citoj nenin 72 Para fillimit te ushtrimit te mandatit deputetet bejne betimin ne Kuvend.

Nderkohe qe kompania shpallur fitues ne 30 nentor 2009 une e kam bere betimin dhe kam filluar ta ushtroj mandatin tim kushtetues te deputetit ne daten 25 shkurt 2010.

Sikunder e nenvizojne ekspertet dispozita kushtetuese ne natyren e saj eshte nje dispozite qe parandalon konfliktin e interesit ne nivel kushtetues ose e thene ndryshe qe funksioni ligjvenes te mos ndikoje ne veprimtarine qe ndalohet si konfliktuale me vete funksionin.

Nocioni i ushtrimit te mandatit eshte themelor sepse vetem pas betimit deputeti vishet me fuqi te plota juridike nga ligji publik per te ushtruar detyren dhe vetem atehere lind mundesia e konfliktit te interesit. fare konflikti interesi mund te kete ne veprimtarine e nje individi - sic isha une ne 30 nentor 2009 - qe megjithese i zgjedhur ne Kuvendin e Shqiperise as isha betuar as kisha filluar te ushtroja mandatin

Le te lexojme edhe ligjin per statusin e deputetit qe me rezulton se e perforcon kete pikepamje

Neni 2
1. Deputeti i Kuvendit gezon status te vecante gjate periudhes se ushtrimit te mandatit te deputetit status qe buron nga Kushtetuta dhe nga ligjet.

Pra perseri perdoret fjala ushtrim. Me ushtrim lidhen madje te drejtat kushtetuese dhe ligjore te deputetit dhe qe behen efektive vetem pas betimit. Pra betimi nuk eshte thjesht nje element solemn protokollar por edhe nje moment juridik formal me pasoja te drejteperdrejta ne gamen e te drejtave e te detyrimeve te cdo deputeti.

Kaq e vertete eshte kjo sa qe edhe pse Kuvendi i Shqiperise i filloi punimet ne shtator 2009 as mua dhe asnjerit prej deputeteve socialiste rishtare nuk u eshte kerkuar nga Kuvendi i Shqiperise te deklarojne interesat private te tyre para fillimit te ushtrimit te funksionit. Krejt e natyrshme kjo sjellje e Kuvendit te Shqiperise. E cila ka vazhduar edhe ne fillim te vitit 2010 pasi kerkesa zyrtare nga Kuvendi i Shqiperise per te deklaruar interesat private me eshte bere ne daten 1 mars 2010 dhe une kam nje kopje te kesaj shkrese. Mjafton edhe kaq per te provuar se per Kuvendin e Shqiperise ushtrimi i funksionit te deputetit per mua e per secilin prej kolegeve te mi socialiste ka filluar ne daten 25 shkurt 2010.

Po ligji per parandalimin e konfliktit te interesit cfare thote

Ky ligj eshte bazuar krejt logjikshem si ne titull si edhe ne dispozitat e pergjithshme ne konceptin e ushtrimit te detyres dhe funksionit.

Midis te tjerash ai kerkon qe zyrtari te beje perpjekje per te parandaluar vete konfliktin e interesit. Dhe pikerisht kjo ka ndodhur ne rastin tim sepse kete kam bere une pas dates 25 shkurt 2010. Qe nga ajo date pike per pike konform ligjit per parandalimin e konfliktit te interesit kompania ku une jam ortak nuk ka marre pjese ne asnje gare apo tender te financuar nga para publike. Madje ne shtator 2010 kohe perpara sesa te niste kjo perbaltje e denje vetem per nje shumice qe ka vjedhur zgjedhjet kompania nuk ka marre pjese ne garen per fazen e trete te pikerisht asaj pune per te cilen kishte zbatuar kontraten te ciles i referohen autoret e farses qe na ka mbledhur ketu sot.

Eshte e gjitha nje sajese qe ben pjese ne serine e prodhimeve te fabrikes se baltes se shpifjeve ku oratku i vetem Sali Berisha ka planifikuar se fundmi nje mbiprodhim balte ne perpjekjen e deshperuar per te mbuluar zullumet e keqqeverisjes se tij qe po qelbin Shqiperine.

Megjithate jam i gatshem te perballem me fajtorin e vertete te kesaj ceshtjeje qe eshte Sali Berisha dhe me te gjithe shpuren e tij te korruptuar edhe ne Gjykaten Kushtetuese. Mandati im eshte sot me shume se asnjehere nje mandat per ta luftuar deri ne largimin e tij nga detyra kete fajtor te madh qe vodhi zgjedhjet per te vjedhur Shqiperine. Kjo farse vetem se me forcon bindjen se duke u bere pjese e Partise Socialiste ne vijen e pare te betejes me te keqen kam bere zgjedhjen e duhur.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›