E Diel, 1 Nëntor 2026

Beqja Papunesia ka ardhur si pasoje e keqadministrimit fiskal



Deputeti i Partise Socialiste Ilir Beqja ka kerkuar dje largimin e qeverise duke e bere pergjegjese per rritjen e papunesise dhe shtrenjtimin e jeteses. Sipas tij qeveria me keqadministrimin e saj fiskal e ka zhytur vendin ne varferi. Beqja u shpreh se kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Financave Ridvan Bode nuk pranojne realitetin duke bere transparente shifrat ekonomike.
Papunesia
E vetmja zgjidhje e mbetur per 1 milion te papunet dhe te gjithe shqiptaret perfaqesuesit e biznesit te vogel te mesem e te madh qe sot ankohen se nuk ka pune e nuk ka leke eshte largimi i kesaj qeverie qe sditi kurre te punoje per shqiptaret por qe eshte duke grabitur gjithcka mundet per te pasuruar nje grusht njerezish ne pushtet - u shpreh Beqja duke deklaruar se buxhetit te shtetit i mungojne 10 milione dollare. Tani qe kemi hyre ne muajt e fundit te vitit duket plotesisht qarte se administrimi skandaloz fiskal i kesaj qeverie po e con vendin ne humnere. Edhe gjate muajve te veres pavaresisht genjeshtrave te kryeministrit per turizmin deficiti ne te hyrat ne buxhetin e shtetit eshte thelluar ndjeshem - tha Beqja. Deputeti socialist deklaroi se te ardhurat e mbledhura nga TVSH-ja brenda vendit kane rene 12 krahasuar me nje vit me pare. Fatkeqesisht kete te vertete as Sali Berisha as Ridvan Bode nuk e deklarojne pasi kjo qeveri nuk e njeh transparencen. Qofte fitimet e biznesit te madh qofte xhiro e biznesit te vogel jane me pak se nje vit me pare - u shpreh deputeti socialist.
Rritja e cmimeve
Beqja e vuri theksin edhe te rritja e cmimeve gje qe eshte shume e paperballueshme per xhepin e konsumatoreve. Sipas tij rritja e cmimeve te ketyre produkteve ushqimore erdhi si pasoje e nje politike fiskale. Beqja tha se ministri i Financave rriti taksen e ambalazheve takse e cila permes nje veprimi zinxhir ne shume pak dite solli rritjen e menjehershme te cmimeve. Sipas tij edhe sipermarrja e vogel e mesme dhe e madhe jane ne krize. Shqiptaret jane deshmitare te rritjes drastike gjate muajit gusht te cmimeve te vajit ujit qumeshtit sheqerit dhe te gjithe produkteve te tjera te ambalazhuara me plastike dhe qelq - u shpreh Beqja.

21 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›