Topi dekreton kreun e Kushtetueses

Bashkim Dedja nje prej anetareve me te rinj te Gjykates Kushtetuese eshte dekretuar nga Presidenti i Republikes Bamir Topi si kryetar i kesaj gjykate.
Pas nje perplasje te ashper me maxhorancen per kreun e Gjykates Kushtetuese kreu i shtetit Topi para se te largohej drejt New Yorkut ka vendosur ti jape fund situates se tensionuar dhe te emeroje kryetarin e Gjykates Kushtetuese pavaresisht se kesaj gjykate i mungojne ende 4 anetare te cilet jane dekretuar nga presidenti por ende nuk jane shqyrtuar nga parlamenti.
Keshilltari juridik i presidentit Spiro Peci ka bere publike edhe arsyet qe motivuan vendimin e presidentit duke numeruar edhe procedure e gjate qe parashikon rregullorja dhe qe po shfrytezohet nga deputetet.
Ne fillim te muajit gusht maxhoranca leshoi nje prej kritikave me te ashpra drejtuar presidentit te Republikes Bamir Topi duke e akuzuar se kishte shkelur Kushtetuten pasi nuk kishte dekretuar kreun e Gjykates Kushtetuese te cilit i mbaroi mandat ne 4 qershor.
Nderkohe qe edhe nje dite me pare kryetarja e Kuvendit Topalli perseriti te njejten akuze ndaj presidentit Topi per mos dekretimin e kreut te kesaj gjykate. Ne kulmin e ketij debati maxhoranca deklaroi se ishte e gatshme te mblidhte ne nje seance te jashtezakonshme parlamentin vetem per te zgjedhur kreun e Gjykates Kushtetuese.
Sot ende nuk dihet nese maxhoranca i qendron deklarates se saj per te miratuar sa me shpejt kryetarin e Gjykates Kushtetuese apo do te shfrytezoje afatin kohor prej 8 javesh te percaktuar ne rregullore sic po vepron me 7 dekretet e tjera te presidentit per anetaret e Gjykates Kushtetuese dhe asaj te larte.