Rama ne Librazhd Te protestojme pasi vendi yne po sundohet nga korrupsioni
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ne turin e tij te takimeve me socialistet ne rrethe kete here eshte ndalur ne qytetin e Librazhdit. Lideri i opozites e ka vene theksin te transparenca e zgjedhjeve te kaluara pa te cilen nuk do te kete zgjedhje te ndershme ne te ardhmen. Sipas Rames vendi po qeveriset nga korrupsioni nje fenomen qe duhet ndalur. Eshte e rendesishme beteja per lirine e zgjedhjeve pasi nuk duhet te kete qeveri sundimtare. Vendi yne nuk qeveriset por sundohet nga korrupsioni. Ekonomia drejtohet nga nje grup njerezish ndersa borxhi publik eshte kthyer ne nje lak qe mbyt te ardhmen - u shpreh Rama. Kreu i socialisteve deklaroi nder te tjera se vendi eshte zhytur ne nje krize te thelle demokracie dhe drejtesie ndersa shtoi se vetem papunesia eshte nje element qe mjafton per ta permbysur kete qeveri. Ai i ftoi te ngrihen ne protesta te gjithe qytetaret e Librazhdit. Papunesia ka arritur ne 1 milion persona. Shifer kjo qe mjafton per te permbysur kete qeveri. Prandaj te ngrihemi ne kembe per te protestuar ndaj kryeministrit borxhli - u shpreh Rama.
21 Shtator 2010