Beqja Publikim treguesve fiskale per 6-mujorin

Kryesuesi i Partisë Socialiste në grupin e punës të programit qeverisës
Ilir Beqja deklaroi se gjendja ekonomike e vendit është e rënduar.
Në një konferencë për shtyp, Beqja kërkoi nga qeveria në detyre të publikojë treguesit fiskalë për 6- mujorin e parë të vitit. "I kërkojmë Ministrisë së Financave që deri në krijimin e qeverisë së re të bëjë publikë treguesit fiskalë për 6 muajt e parë të vitit, të ushtrojë detyrimet ligjore në tatime dhe në dogana", tha Beqja. Po ashtu PS kërkon që nga data 12 deri në 30 korrik të garantohen pagesat e ndihmës ekonomike, pagesat e invalidëve, pagesat e pensioneve dhe rrogave. "Zyrtarët e Ministrisë së Financave ashtu sikurse të gjithë duhet të kuptojnë se detyra e vetme është të tregojnë përgjegjshmëri dhe vetëpërmbajtje në shërbim të interesave të vendit. / Top Channel