E Shtunë, 31 Tetor 2026

Himare gjenden turistet britanike

Ekuipazhi i anijes P-120 ka bërë të mundur gjetjen dhe shoqërimin në breg të dy turistëve me shtetësi britanike, të cilët rezultonin të humbur në det, prej orës 22:40 të ditës së martë.

Pas marrjes së sinjalit nga Qendra Operacionale Detare e Pireut, për humbjen e kontaktit me tokën të një motobarkë të nisur nga Kroacia me destinacion Korfuzin, Roja Bregdetare Shqiptare ka zhvilluar një operacion intensiv kërkimi prej mëse 4 orësh, në rajonin Palermo-Himarë. Dy turistët britanikë u lokalizuan dhe u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore rreth 10 milje larg bregut. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›