Berisha Qeveria vijon punen sipas rregullave te Kushtetutes

Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e kabinetit qeveritar kërkoi që
administrata të vazhdojë zbatimin e të gjithë programit të qeverisë,
ndërsa theksoi se puna do të vijojë sipas rregullave kushtetuese.
Në fjalën e tij Berisha theksoi se situata ekonomike shqiptare është vlerësuar nga KE, ndërsa bilanci tregtar ka një përmirësim të ndjeshëm. "Sipas KE-së, Shqipëria është i vetmi vend jashtë Eurozonës me papunësi 12.8 për qind. Ekonomia shqiptare mbetet më e qëndrueshmja nga vendet e rajonit. Eshtë vënë re rritje dyshifrore e prodhimit industrial dhe rënie në sektorin e ndërtimit', tha Berisha. / Top Channel