Beqja: Qeveria, bashkepergjegjese per rritjen 3 here te cmimit te energjise
Deputeti i Partise Socialiste, Ilir Beqja, akuzoi dje qeverine se eshte bashkepergjegjese direkte ne rritjen e cmimit te energjise. Permes nje deklarate per shtyp, Beqja tha se te tre operatoret qe mundesojne furnizimin me energji elektrike per shqiptaret, jane vene ne gare, cili do te rrise me shume cmimin e energjise. "Rritja e kerkuar nga te tre se bashku eshte me e madhe se 50 % e cmimit aktual. Qeveria shqiptare eshte bashkepergjegjese direkt ne rritjen e cmimit te energjise sepse eshte pronare e kompanise se prodhimit KESH dhe e kompanise se transmetimit OST", akuzoi Beqja. Sipas tij, shtrenjtimi i cmimit te energjise per familjaret, do te rendoje buxhetet e tyre mujore. Ai nenvizoi se per 2/3 e familjeve ne ndihme ekonomike, invalidet dhe pensionistet, buxheti i shtetit 2010 nuk afron asnje qindarke per perballimin e rritjes se cmimit te energjise. Por, vijoi zyrtari socialist, ne diten kur kryeministri duhet te fliste per buxhetin dhe te adresonte nevojat e familjeve shqiptare, Sali Berisha perdori gjuhen e urrejtjes per te nxjerre nga goja e tij, shpifje monstruoze e duke hyre me dhune ne familjet e shqiptareve. "Shtrenjtimi i cmimit per bizneset do te rrise kostot e prodhimit. Kosto me te larta do te thote me pak prodhim. Me pak prodhim do te thote me pak punesim. Me pak punesim do te thote me shume papunesi, do te thote me shume varferi, do te thote thellim i krizes", vleresoi deputeti i selise roze. Sipas Beqjas, duke mos hapur kutite Sali Berisha verteton se qeveria e tij eshte ilegjitime. Ai theksoi se vetem nje qeveri ilegjitime nuk interesohet per interesat e qytetareve te saj. "Sali Berisha ka vetem nje zgjidhje: Te hape kutite. Pa hapur kutite nuk do te kete zgjidhje, por vetem zgjedhje", riperseriti qendrimin, zyrtari i partise me te madhe ne opozite.