E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria, amendim ligjit per token shteterore

Qeveria po pergatitet te hartoje nje amendim ne ligjin e pronave, per shitjen e tokave shteterore. Kryeministri Sali Berisha, paralajmeroi disa dite me pare, se shume shpejt do te pergatitet nje amendament i posacem ne ligjin e pronave, qe te mundesoje shitjen e tokave shteterore, te cilat aktualisht nuk mund te shiten. Sipas kryeministrit, edhe per keto toka, duhet te lejohet mundesia e shitjes me cmimet e tregut. Te ardhurat qe do te mblidhen sipas tij nga shitja e ketyre tokave, do te shkojne automatikisht per fondin e kompensimit te pronareve te ligjshem te tokave, ne zbatim te ligjit per "Kthimin dhe Kompensimin e Pronave". Kete amendament kryeministri, e sugjeroi te hartohet pas verifikimit sipas tij, te abuzimeve qe bashkia e Tiranes ka bere me disa prona shteterore, te cilat sipas tij i ka shitur ne menyre te paligjshme tek persona te tjere. Ne nje kohe kur ligji e ndalon shitjen e ketyre tokave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›