E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strasburgu: Pronat, ndryshoni ligjin

Rozeta Rapushi

Gjykata per te Drejtat e Njeriut ne Strasburg, keshillon Shqiperine qe te rishikoje ligjin per "Kthimin dhe Kompensimin e Pronave" dhe ta realizoje ate ne baze te standardeve te kerkuara nderkombetare. Rritja e numrit te ankesave nga pronaret shqiptare tek kjo gjykate, beri qe ky institucion nderkombetar, te jape keshilla per procesin e kthimit dhe kompensimit te pronave ne vendin tone. Nje prej anetareve te Shoqates se pronareve te ligjshem te tokave "Pronesi me Drejtesi", Agim Toro, tha dje per gazeten "Koha Jone", se Gjykata per te Drejtat e Njeriut i sugjeroi Shqiperise qe te zgjidhe ceshtjen e pronesise dhe te vijoje procesin sipas standardeve dhe konventave nderkombetare. "Ka shkuar ne 320, numri i ankesave qe jane depozituar ne kete gjykate nga pronaret e ligjshem te tokave, kunder vendimeve per pronat ne Shqiperi",-tha Toro. Sipas tij, pjesa me e madhe e ankesave eshte zgjidhur ne favor te pronareve, cka i kushton jo pak para shtetit shqiptar. Perballe fluksit te madh, sipas Toros, nga gjykata eshte keshilluar qe vendi yne te zgjidhe sa me pare ceshtjen e pronave, duke permiresuar ligjin ne zbatim per "Kthimin dhe Kompensimin e Pronave", duke e realizuar ate ne baze te standardeve nderkombetare. Gjykata sipas Toros, sugjeron madje hartimin e nje ligji te ri, i cili te jete teresisht sipas standardeve nderkombetare, ne te kundert Shqiperia do te kete probleme nga dhenia e vendimeve per pronaret qe ankohen tek kjo gjykate. Nga ana tjeter, nje keshille e dyte sipas pronarit, eshte dhene per miratimin dhe zbatimit e ligjit per "Pronat e luajtshme". Nje projekt ky teper i perfolur, por asnjehere i hartuar apo miratuar ne Kuvend. Prej kohesh, pronaret shqiptare, i drejtohen Gjykates se Strasburgut per te Drejtat e Njeriut, per vendimet e dhena nga vendi yne per ceshtjen e pronave. Vendime qe jo pak here nga Gjykata e Strasburgut jane dhene ne favor te pronareve, duke "penalizuar" keshtu shtetin. Nderkohe qe gjate kesaj kohe, vijon procesi i kthimit dhe kompensimit te pronave. Pavaresisht zbatimit te ligjit, pronaret e ligjshem te tokave, ankohen jo vetem mbi fondet qe percaktohen per kompensimin e tyre cdo vit ne buxhetin e shtetit, por edhe per procesin e kthimit fizik te pronave. Jo pak here, pronaret e mbledhur rreth Shoqates "Pronesi me Drejtesi", i jane drejtuar edhe Gjykates Kushtetuese, jo vetem per miratimin dhe zbatimin e ligjit, por edhe per nene te vecanta te tij si dhe akte te tjera nenligjore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›