Beqja: Qeveria injoron thellimin e krizës ekonomike
Deputeti Ilir Beqja tha se eksportet e vendit kanë rënë me 8% në një periudhë gjashtë mujore.
“Sektorët që kanë vuajtur më shumë nga rënia e eksporteve janë sektori i tekstileve si dhe ai i mineraleve. Në gusht të 2009, eksportet kanë mbuluar vetëm 21 % të importeve, duke shënuar mbulimin më të ulët në 8 muajt e parë të vitit.”, theksoi Beqja gjatë një konference shtypi.
Deputeti socialist tha se të gjitha këto të dhëna dëshmojnë situatën e vështirë ekonomike që po kalon vendi ynë, situatë e cila-sipas Beqes-është shumë larg rritjes ekonomike prej 5% që propagandon qeveria. Ai shtoi se këto vështirësi ekonomike, kanë ardhur edhe nga shpenzimet pa kritet të qeverisë gjatë fushatës elektorale.
“Në të njëjtën kohë, injorimi i plotë që qeveria e Sali Berishës dhe zëvendësit të tij Ilir Metës po i bëjnë kërkesave të përfaqësuesve të fasonistëve dhe ndërtuesve, të cilët sot përfaqësojnë sektorët më në krizë të ekonomisë shqiptare, është shenja më e qartë se kjo qeveri nuk ka as më të voglin interes për të rimëkëmbur ekonominë shqiptare”, përfundon deklaratën deputeti i opozitës.