SHBA: Serbia të bshkëpunojë me ndërkombëtarët në Kosovë
Keshtu ka thënë Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën, Stjuart Xhons, duke folur për situatën në Ballkanin Perëndimor para anëtarëve të Komitetit të Kongresit amerikan për Siguri dhe Bashkëpunim me Evropën.
Siç ka thënë nënpresidenti Xhozef Bajden, mund të mos pajtohemi rreth statusit të Kosovës, por Serbia duhet të bashkëpunojë me komunitetin ndërkombëtar dhe me EULEX-in në çështjet praktike, të cilat avancojnë jetën e qytetarëve të Kosovës, veçanërisht të serbëve.
Refuzimi i Serbisë që të sillet në këtë frymë si dhe mbështetja ndaj strukturave paralele në Kosovë, vetëm sa do t'i shërbejë izolimit të serbëve të Kosovës dhe do të minojë përpjekjet që të zgjidhen problemet e tyre të përditshme", citohet të ketë thënë Xhons nga mediat serbe.