E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqja Qeveria mashtron me buxhetin


Opozita akuzon kryeministrin, se po mashtron publikisht kur thotë se buxheti i vitit 2012 do të jetë më i madhi në historinë e vendit. Ilir Beqja thotë se financat e vendit po përkeqësohen dhe për këtë i referohet shifrave të tyre në vite.

"Edhe të ardhurat, edhe shpenzimet janë më të vogla se buxheti i vitit 2010 dhe buxhetit 2011. Shpenzimet e parashikuara ne vitin 2012 janë 3.5 përqind më të ulëta se viti 2011 dhe 3.8 përqind më të ulëta se viti 2010", tha Beqja.

Zoti Beqja thotë se financat po shthuren për një sërë arsyesh, të cilat opozita i kishte paralajmëruar dy vjet më parë.

"Ne kemi një problem me modelin ekonomik të zhvillimit të Shqipërisë. Kemi shpërdorim të financave publike në funksion të qëllimeve elektorale të Partisë Demokratike dhe po ashtu kemi edhe një vijim qoftë të mospranimit të krizës nga qeveria për të reflektuar dhe mesa duket pazotësi totale në parashikueshmërinë e zhvillimeve makro-ekonomike që lidhet me shkatërrimin që i është bërë administratës publike", tha Beqja.

Për tre vite me radhë buxheti është rishikuar me ulje, cka ka bërë që qeveria të dalë nga parashikimet afatmesme për ekonominë. Por cfarë pasojash ka kjo për qytetarët?

"Do të thotë që të mund të japësh në ekonomi më pak mundësi për investime, për mbrojtje sociale, për arsim, për shëndetësi. Nga ana tjetër kjo do të thotë se ekonomia është më keq se dy vjet më parë, ose më mirë po vijmë në momentin që po pranojmë që ekonomia është më keq jo direkt, por ndoshta me një justifikim nëpërmjet shifrave buxhetore", tha Beqja.

Zoti Beqja thotë se edhe tentativat e kryeministrit për të mashtruar me borxhin publik janë një tregues tjetër që dëshmojnë se ekonomia po përkeqësohet.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Rikthehet shtrenjtimi i jetesës për shqiptarët
Kostoja e jetesës së shqiptarëve u rikthye në rritje gjatë muajit të kaluar, pas pesë muajsh rënie graduale, bëhet e ditur nga Instituti i Statistikave.
Buxheti, reduktohen disa sektorë
Sektorët më të rëndësishëm të buxhetit, si arsimi, shëndetësia, por edhe bujqësia do të marrin vitin e ardhshëm më pak fonde nga buxheti i shtetit. Naço: Digat nën kontroll
Të gjithë e mbajmë mend katastrofën që u shkaktua nga përmbytjet për dy vjet me radhë në Ultësirën e Shkodrës.
Asnjë hetim nuk u zhvillua për të treguar se përse ndodhi kjo, por opozita akuzoi ish-ministrat e Ekonomisë, Prifti e Meta, për keqmenaxhim të rezervave ujore në hidrocentralet e Drinit. Bode paraqet projektbuxhetin
Ministri i Financave, Ridvan Bode paraqiti në Konferencën e Kryetarëve buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm, i cili sipas tij ruan qëndrueshmërinë financiare të vendit. Bankat, vjen ligji që i shpëton nga kriza
Banka e Shqipërisë kërkon të forcojë kontrollin te bankat e huaja që veprojnë në vendin tonë, si masë paraprake ndaj rreziqeve që mund të sjellë kriza financiare në rajon.

Lajmet kryesore

Jarinjë, KFOR merr nën kontroll një barrikadë
Bllokohen dy rrugë alternative
Rikthehet shtrenjtimi i jetesës për shqiptarët
Greqi, pritet shpallja e qeverisë së re
Berlusconi: Jap dorëheqjen
Ja gafat e Berlusconi-t

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›