E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thuajme Arbereshe sot

Tri dite te kultures arbereshe ne Tirane. Prej dites se enjte ne Tirana Ekspres do te organizohen disa aktivitete kushtuar komuniteteve arbereshe enklava shqiptare te vendndodhura ne Italine jugore qe nga fundi i shekullit te 15-te duke perbere nje ure ndermjet kulturave te dy vendeve.

Programi i aktiviteteve eshte organizuar nga Instituti Italian i Kultures ne Tirane ne bashkepunim me Bashkine e Vakaricos shqiptar nen patronazhin e Ambasades se Italise ne Shqiperi dhe te Rajonit te Kalabrise. Ne kete kuader ne oren 1900 Carlo Pelicano do te paraqese nje ekspozite me fotografi dhe nje kortometrazh me titull Thuajme Arbereshe sot do te vazhdoje ne oren 2045 projeksioni i dokumentarit Rockarbereshe i Salvo Cuccia-s. Regjisori qe do te jete i pranishem ne kete mbremje eshte kuratori se bashku me Eleonora Cordaro-n i koleksionit te 9 dokumentareve te autorit mbi kulturen e Shqiptareve te Italise me titull Alba Suite dhe prezantuar me sukses te konsiderueshem te publikut dhe kritikes ne Festivalin e Locarno-s ne 2007-n. Regjisoret jane ftuar te guxojne te punojne ne liri te plote te zgjedhin tema dhe stile per te vezhguar te njejten toke me sy te tjere dhe per te hedhur poshte idene e dokumentarit si gjuhe neutrale dhe objektive. Rockarbereshe i Salvo Cuccia-s tregon identitetin arbereshe nepermjet historise se dy grupeve muzikore te Santa Sofia dEpiro Spasulati Band dhe Peppa Marriti Band. Ne perfundim te projeksionit Carlo Pelicano dhe Salvo Cuccia do te bashkebisedojne me publikun. E premte 11 nentor ne oren 19 profesor Nasho Jorgashi do ti ofroje publikut te te rinjve nje leksion mbi historine dhe jeten e arberesheve ne Itali. I vetmi regjisor shqiptar i Alba Suite Fatmir Koci do te shfaqe ne vazhdim Via mare Adriatico dokumentarin e tij qe udheton mes te shkuares dhe te tashmes duke filluar nga Shqiperia e diteve te sotme dhe nga kerkimet ne arkivat e Tiranes te dokumenteve dhe materialeve te repertorit udhetimi na con ne Sicili ne Piana te Shqiptareve dhe heton ceshtjet e identitetit te komunitetit dhe te ruajtjes se traditave dhe lidhjeve me Shqiperine sot. Salvo Cuccia do te prezantoje me pas La canzone di Vaccarizzo - Kenga e Vakaricos e Emma Rossi Landi-t qe trajton temen e gjuhes dhe te identitetit ne Bashkine e vogel kalabrese te Vakaricos. Mbremja do te permbyllet me koncertin e Carlo Pelicano Live dedikuar muzikes popullore arbereshe. Tri ditet e kultures arbereshe te ideuara me qellimin per ti afruar te rinjte shqiptare me kulturen e komuniteteve te te afermve te tyre italiane qe do te permbyllen me nje koncert te Spasulati Band - behet e ditur nga njoftimi per shtyp i Institutit Italian te Kultures.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›