E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqja: Rritja e pensioneve, jo reale

Partia Socialiste deklaroi sot se rritja e pensioneve e mediatizuar së fundi që shumë nga qeveria, nuk është reale.
Deputeti Ilir Beqja tha sot në një konferencë shtypi se indeksimi i pensioneve duhej bërë që në muajin maj dhe të merrej parasysh rritja totale e çmimeve.
Deputeti Beqja sqaroi se borxhi publik ka shkuar në 60 përqind të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto.
"Nuk ka rritje te pensioneve per pensionistët shqiptarë. Me paratë që u jepte me shtesat Sali Berisha, ata blejne më pak se një vit më parë", tha deputeti Socialist.
Sipas tij, është shtrenjtuar 13 për qind energjia elektrike, është shtrenjtuar 26 për qind vetem uji i pijshëm, janë shtrenjtuar 10-30 për qind perimet.
"Në mënyrë të pamoralshme ne sot denoncojmë veprimin e paligjshëm të Sali Berishës për të mos zbatuar indeksimin e pensioneve nga data 1 maj 2010. Ai dhe qeveria e tij e integrimit, i ka borxh dy muaj pensione shqiptareve", ka thënë deputeti Beqja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›