E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gërdeci, dëshmon ekonomistja: Punonjësit e Alba Demil të siguruar

Punonjësit në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec nuk ishin të siguruar. Këtë fakt e ka thënë në dëshmin e saj para togave të zeza të gjykatës së Tiranës ekonomistja e firmës "Alb Demil" Valbona Lloha. "Nga 120 punonjës, vetëm 3- 37 prej tyre ishin të siguar, ndërsa pjesa tjetër punonte në të zezë në fabrikën, ka deklaruar ekonomoistja. Lloha dëshmoi dhe fakte të tjera të rëndësishme për aktivitetin e kompanisë dhe presidentit të saj Mihal Delijorgji. Sipas saj dy ditë pasi kishte ndodhur shpërthimi, më 17 mars 2008, në cilësinë e ekonomistes kishte derdhur në llogari të kompanisë MEICO një shumë prej 400 mijë dollarësh, të cilat sipas saj ishte shuma që "Alba Demil" i detyrohej MEICOS për blerjen e fishekëve që më pas demontoheshin në Gërdec. Sipas dëshmitares shuma kishte mbetur e palikuiduar që në 2007-ën. Ndër të tjera ajo ka pohuar edhe se në këtë fabrikë shkonte vetëm një herë në muaj pasi punonte si ekonomiste part time dhe shkonte vetëm për të shpërndarë rrogat e punonjësve. Madje ka pohuar se e njihte të pandehurin Dritan Minxolli duke u shprehur se ai ishte drejtor i fabrikës së demontimit në Gërdec. Më pas seanca me 29 të pandehur vazhdoi me dëshmi të tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›