Beqja: Vendi në situatë të rëndë ekonomike
“Deficiti i krijuar nga mosmbledhja e të hyrave është 185 milionë dollarë. Deficiti i krijuar nga mosmbledhja e të ardhurave në tatime e dogana është 155 milionë dollarë. Realizimi i planit të tatim fitimit vetëm me 84 % dëshmon qartë për vështirësitë që kalojnë sipërmarrjet shqiptare. Realizimi i planit të kontributeve të detyrueshme vetëm me 94 % dëshmon përsëri qartë se nuk kemi rritje të punësimit siç është premtuar nga qeveria”, tha deputeti Ilir Beqja.
Deputeti socialist tha se një situatë e tillë nuk do ta ndryshojë, as miratimi i buxhetit të vitit 2009 i miratuar të enjten e kaluar. Ai nuk ka lënë pa sulmuar edhe LSI-në, për miratimin e këtij buxheti, sipas të cilit vitin e kaluar kjo forcë politike e pati kundërshtuar.
ilir“Ky ndryshim i buxhetit u miratua vetëm falë votave të LSI-së. Në nëntor të vitit 2008, LSI e pati kundërshrtuar këtë buxhet. Tani, me një pafytyrësi politike të pashoqe miraton ndryshimet e tij. Partia Socialiste ripërsërit vendosmërinë e saj për të kundërshtuar me çdo mjet demokratik mazhorancën e sotme të cilën shqiptarët nuk e kanë votuar”, përfundoi konferenca për shtyp.