Beqja akuzon CEZ Abuzon kunder konsumatoreve
Pas qeverive qe vjedhin tradicionalisht tanime shqiptaret zhvaten edhe nga kompanite private qe sigurojne sherbimet jetike per ta. Te pakten ky eshte konstatimi i Partise Socialiste dhe deputetit te saj Ilir Beqja dhe CEZ eshte emri i subjektit qe eshte kapur ne flagrance kesaj radhe. shte vene re se ne fund te nentorit CEZ ka faturuar shume energji me nje perkufizim energjie te pamatur. Une kam faturen e nje biznesi qe thote energji e pamatur 20 mije kilovate qe e con faturen ne 3 milione leke te vjetra. Kam edhe faturen e nje familjari qe i cojne 4 mije kilovate energji te pamatur. Ne shkrimet qe ka fatura thuhet se energjia e pamatur eshte sipas shtojces. Shikoj kodin e matjes dhe ne pasqyren e lendes thuhet nuk ka shtojce - sqaroi dje deputeti Beqja ne nje prononcim per televizionin Top Channel. Por inteligjenca e perfitimit dhe spekulimit kesaj radhe ben kureshtar edhe me teknikat e veta perderisa sipas Beqajt CEZ jo vetem vjedh permes faturimeve te paperligjura por edhe ne nje shtrirje kohore te pajustifikueshme edhe nga pikepamja kalendarike mujore qe eshte konvencion i pergjithshem. Kam nje fature qe ka faturuar nga 15 nentor ne 23 dhjetor. Nese eshte energjia me dy fasha mund ta rrisesh energjine mbi 300 kilovate dhe ja cfare thote kreu i ERE-se ne mbledhjen e komisionit parlamentar Faturimi mbi 30 dite eshte vjedhje - ka deklaruar Beqja duke zbardhur keshtu nje rast qe edhe kesaj radhe do te depozitohet ne prokurori.
.