E Shtunë, 31 Tetor 2026

Video Zv.Kryeministri Meta korrupsion ne zyren e Dritan Priftit

Nje video e fshehte ku shfaqen zv.kryeministri i Republikes Ilir Meta dhe ish-ministri Dritan Prifti eshte transmetuar sot ne mbremje ne emisionin Fiks Fare.

Ne video deshmohet z.Meta here duke porositur e here duke urdheruar ish-vartesin e tij per te bere emerime dhe per te dhene tendera per persona te cileve u eshte marre rryshfet.

Per nje license qe duhet leshuar nga ministria ku ka qene titular Prifti zv.kryeministri Meta pohon me gojen e tij se ka marre 7 perqind dhe rreth 700 mije euro.


Kaseta permban fakte qe implikojne edhe gjyqesorin. Ne nje moment te bisedes Meta porosit Priftin ti jap tenderin nje komanie dhe kur Prifti i permend qe eshte ende ne gjykim Meta pohon se ka folur me kryetaren e Gjykates se Larte dhe ajo pune eshte mbyllur sepse I kam emeruar vajzen ne ambasade.


Kaseta ka bere shume buje ne Tirane ku shihen njerez te grumbulluar thuajse ne te gjitha lokalet qe shohin transmetimin qe ende nuk ka perfunduar.


Disa gazetare dhe fotografe qe po qendrojne poshte shtepise dhe zyres se zv.kryeministrit thane se Ministri i Brendshem Lulezim Basha u pa te shkonte me eskorte ne zyren e Ministrit te Ekonomise Ilir Meta dhe me pas ka dale prej andej nderkohe qe makina te tjera me targa Z jane pare po aty.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›