Beqja:Vendi po vuan nga keqadministirmi fiskal
Deputeti i Partisë Socialiste Ilir Beqja ka kritikuar sot gjendjen ekonomike të vendit duke thënë se qarkullimi i shërbimeve dhe mallrave ka rënie të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
"Keqadministrimi fiskal i vendit po vazhdon me pasoja të rënda për qytetarët dhe për ekonominë e vendit", tha Beqja.
Sipas tij, gjatë katër muajve të parë të vitit 2010 defiçiti në mbledhjen e të ardhurave është afër 9.9 miliardë lekë ndërsa rritja e të ardhurave në total është vetëm 3.1 për qind kurse inflacioni në këtë katërmujor është 4 për qind.
"Tatimi mbi vlerën e shtuar është rritur në 4.9 për qind, zhvlerësimi i lekut në këta katër muaj është në masën 7 për qind ndërsa inflacioni mujor është katër për qind, mjaftojnë këto për të kuptuar se qarkullimi i mallrave dhe shërbimeve është më i vogël se një vit më parë", tha Beqja.
Ai ka nënvizuar se gjendja ekonomike ka vënë në vështirësi biznesin e vogël dhe korporatat të cilat edhe pse kanë një ulje të tatimit neto, kanë fitime më të vogla sesa një vit më parë.
"Pavarësisht përpjekjes për të fshehur e manipuluar shifra, ekonomia nuk është propagandë por një realitet i cili po na prek të gjithëve, lajmi i keq për të gjithë ne është se viti 2010 ka nisur më keq se viti 2009 dhe jo fakti se Saliu mban fshehur shifrat që tregojnë të vërtetën", tha deputeti i PS Ilir Beqja.