Berat- Medreseja shtron darkë iftari për të paraburgosurit
Berat- Në këto ditë të shenjta për besimtarët myslimanë, siç është muaji i Ramazanit, Medreseja e Beratit ka shtruar një vakt iftar për të gjithë të paraburgosurit që ndodhen në këtë qytet.
Darka është shtruar për 40 të burgosur të cilët janë ende në proces gjykimi, pasi disa prej tyre agjërojnë edhe brenda ambienteve të qelive.
Vetë drejtori i i shkollës së Medreses së Beratit,Tolga Kazan, tha se ditët e shenjta të Ramazanit janë ditët e shpresës, dashurisë dhe përkujdesjes ndaj njerëzve në nevojë, prandaj dhe kjo shkollë mori nismën për të shtruar një vakt iftari në ambjentet e paraburgimit.
Më tej për mediat drejtori i shkollës u shpreh se kjo ishte një nismë që synon të përcjellë mesazhin se muaji i shenjtë i Ramazanit është muaji i mëshirës, dhembshurisë dhe se personat që ndodhen në paraburgim kanë më tepër se kurrë nevojë për dhembshuri.
Në iftar kanë marrë të gjithë të paraburgosurit, pavarësisht besimit apo mbajtjes së Ramazanit.
/IDEA/