E Shtunë, 31 Tetor 2026

FRD: Nuk bëjmë koalicion me PD- në dhe PS- në

Tiranë- Partia më e re Fryma e Re Demokratike ka hedhur poshtë mundësitë për krijimin e një koalicioni me Partinë Demokratike dhe atë Socialiste.

Nëprmjet një njoftimi për shtyp FRD shprehet se si një forcë e re politike do të punojë për konsolidimin e saj dhe shndërrimin në një faktor të rëndësishëm në skenën politike shqiptare.

Fryma e Re Demokratike deklaron se koalicioni i saj do të jetë vetëm me qytetarët shqiptarë, në funksion të ndërtmit të të shtetit të së drejtës dhe realizimin e aspiratës së shqiptarëve për të qenë pjesë e denjë e bashkësisë së madhe evropiane,- thuhet në deklaratën për shtyp.

Më tej në njoftim thuhet se është i pa mundur krijimi i një koalicioni me këto dy parti, pasi ka një koalicion PD-PS, i cili arnoi Kodin Elektoral duke mos respektuar as parimet kushtetuese, as vullnetin e forcave politike.

Brënda Partisë Socialiste ka patur zëra për krijimine një alence me FRD- në, pasi deputeti Pandeli Majko than ë një emission televiziv se nuk duhen përjashtuar mundësitë për bashkëpunim mes tyre. Por FRD mesaduket është kundër marrëveshjeve me dy partitë kryesore në vend.

/IDEA/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›