Berat: Burg 22 vjeçarit që dhunoi për vdekje hajdutin e pulave

22-vjeçari Bjorsi Shushashi, i riu që masakroi për vdekje 52-vjeçarin Lefter (Krenar) Brisku, pasi ky i fundit i kishte hyrë në banesë për të vjedhur pula, është njohur sot me masën e arrestit me burg nga Gjykata e Beratit.
Prokurori i çështjes Elidon Hysenaj ka kërkuar nga gjykata vlerësimin “të ligjshëm” të arrestimit, pas vdekjes së 52 vjeçarit në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa avokati mbrojtës Ramiz Oboni, e cilësoi ngjarjen e ndodhur në kushtet e një vetëmbrojtje të nevojshme
52-vjeçari Lefter Brisku u dhuna në gjendje të rëndë pas mesnatës së 26 shkurtit pasi u pikas nga i zoti i shtëpisë duke vjedhur pula. Pas sinjalizimit të policisë nga ana e autorit, ambulanca e transportoi fillimisht Briskun drejt spitalit të Kuçovës, më pas në Berat dhe pas rëndimit të gjendjes drejt Traumës.
Pas 7 ditësh ai ndërroi jetë.
/rtsh/