E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Magazinuan 700 kg duhan kontrabandë, 3 të arrestuar në Shkodër

3 persona janë arrestuar në Shkodër për shkak se kishin futur dhe magazinuar duhan kontrabandë.

Pas një hetimi disa mujor, në Shkodër u zbulua një magazinë ku u gjetën 42 thasë me peshë totale rreth 700 kg duhan të grirë, me qëllim shitjen në kundërshtim me ligjin.

Pas informacioneve policia organizoi operacionin e koduar “Tobacco”, ku në pranga ranë:

-K. G., 55 vjeç, banues në fshatin Muriqan, Shkodër;

-H. G., 58 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër;

-A. G., 58 vjeç, banues në fshatin Shtuf, Shkodër.

Të arrestuarit do të përballen me veprat “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabande”, të kryera në bashkëpunim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›