Berat, PS fiton ne kutine e fundit, por nuk ndryshojne mandatet
Mbyllet numerimi i fleteve te votimit ne kutine e fundit te Beratit. Ne QV nr 3295 fiton PS, por rezultati nuk ndikon ne mandatet e PS ne rang qarku. Brace: Do kerkojme rinumerimin e 10 kutive te votimit. Pollo: Nese rinumerohen nuk cënohet mandati i tretë i PD-së, po vihet në pikëpyetje mandati i katërt i PS-së.BERAT- Është mbyllur numërimi në kutinë e fundit të zonës nr 1 të Beratit dhe Partia Socialiste ka fituar me 243 vota. PD ka marrë 87 vota, LSI 48 vota, G99 27 vota si dhe PR 16 vota.
Socialisti Erion Brace, i pari në listën e kandidatëve për deputet të PS në qarkun e Beratit kërkon rinumërimin e 10 kutive të votimit. Sipas Braces kutitë me janë numëruar nga komisionerët e PS në kushtet e presionit.
Sipas Braces në këto kuti janë shpallur 3200 fletë votimi të pavlefshme.
„Na takon mandati i pestë në Berat. PS ka marrë 17 600 vota më shumë. PD mori mandatin e tretë në Berat me 110 vota. Do kërkojmë rivlerësim të votave. Fletët u deklaruan të pavlefshme me dhunë“- tha Erion Brace në një lidhje telefonike për tv NEWS24.
Kundërshtari politik, njëkohësisht dhe zv, kryeministër Genc Pollo tha se nuk ka asnjë shans që të cënohet mandati i tretë i PD-së, përkundrazi mund të vihej në pikëpyetje mandati i katërt i PS-së
Sikur këto 10 kuti të rinumëroheshin, dhe sikur 100 % e votave ti takonin PS-së nuk ka shans që t’i cënohet mandati i tretë i PD-së. Rezultati tashmë është konsoliduar dhe është nënshkruar nga të gjitha komisionerët e Uznovës.“
Pollo përgënjeshtroi kundërshtarin socialist duke u shprehur se komisionerët nuk kishin hedhur pretendime për ushtrim dhune.
Në Berat 4 mandate i ka fituar PS, 3 PD dhe 1 mandat i shkon LSI-së
(s.g/BalkanWeb)