E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDI: S'kemi kërkuar rinumërim votash në qarkun e Fierit

Partia për Drejtësi dhe Integrim (PDI) thotë se nuk i ka kërkuar PD-së rinumërim të votave në qarkun e Fierit. Mbetemi ne pritje te rezultateve perfundimtare që do të nxjerr Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.FIER- Partia për Drejtësi dhe Integrim (PDI) thotë se nuk i ka kërkuar PD-së rinumërim të votave në qarkun e Fierit.

Zyra e shtypit për në PDI-së thotë se janë sajesa që nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se prishin harmoninë politike në këtë situatë zgjedhore midis kësaj force dhe koalicionit në fjalë.

„Marrëveshja jonë politike me koalicionin “Aleanca e Ndryshimit” nuk është vënë asnjëherë në dyshim dhe se mbetemi ne pritje te rezultateve perfundimtare që do të nxjerr Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Deri tani PDI ka fituar mandat vetëm në Vlorë.
(balkanWeb)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›