Berat Rama prezanton Fadil Nasufin Vota e 8 majit vote politike

Kreu i Partise Socialiste Edi Rama ka prezantuar sot zyrtarisht ne qytetin e Beratit kandidatin e Aleances per qytetarin. Fadil Nasufi. Voten e 8 majit Rama e quajti nje vote politike ndersa tha se Berati eshte nje atraksion i madh turistik por qe buxheti i qeverise per kete bashki ka qene i ulet. Berati sipas Rames ka vuajtur indiferentizmin e pushtetit.
Sipas kryesocialistit turizmi duhet te prodhonte punesim.
Duke ju referuar kryeministrit Berisha te cilin Rama e quajti nje drejtor komunaleje tha se bredh sa ne nje fshat ne nje tjeter per te peruruar pune qe nuk jane per te por per komunat
Ky nuk eshte nje kryeminister eshte thjesht dhe vetem nje drejtor komunaleje te cilit nuk do tja besojme Tiranen dhe jam I bindur se edhe Fadili nuk do tja besoje komunalen e Beratit
Kryesocialisti Edi Rama ka qene paraditen e sotme ne qytetin e Durresit ne mbeshtetje te kandidatit te Aleances per te ardhmen Vangjush Dako. Gjate takimit te tij me banore te Durresit Rama tha se me 8 maj gjithcka do te ndryshoje. Sipas Rames Saliu dhe mazhoranca ofrojne alternativen e bllokimit duke bllokuar me dhjetra investime publike me synim qe ti merzisin qytetaret dhe ti largojne ata nga Bashkia. Rama u ndal edhe tek sllogani i mazhorancesm sipas tij veprimet e ndermarra nga qeveria dhe deri tek Keshilat Bashkiake per bllokimin e punimeve hedh poshte slloganin e mazhorances. Sipas Rames ky slogan u shkon me shume atyre pasi ata jane te paret per te vrare dhe mashtruar. Ne fund te fjales se tij Rama nuk ka lene pa ironizuar kandidatin democrat Ferdinand Xhaferraj duke rikthyer ne vemendje gafen e ish ministrit te Kultures per eshtrat e Ismail Qemalit. Nderkohe ne fjalen e tij kandidati socialist Vangjush Dako i cili ka thene se as qeveria dhe as Keshilli Bashkiak nuk do tia dalin te bllokojne projektet dhe punen e Bashkise nderkaq ka ftuar qytetaret qe ne 8 maj te votojne per nje qytet ne zhvillim.
Kryesocialisti Rama mori pjese ne ceremonine e perurimit te sheshit Demokracia ne Durres.