Bordi i monitorimit: RTV “Ora News”, televizioni më i balancuar

RTV “Ora News” është televizioni më i balancuar. Ky është vleresimi i dhënë sot nga bordi i monitorimit të medias gjatë mbledhjes së KQZ-së.
Basir Çollaku, kreu i bordit të monitorimit të medias, ndër të tjera tha se “Ora News” është televizion i balancuar, kjo përsa i takon partive politike dhe kualicioneve politike.
“Diferenca mes partive është e papërfillshme në “Ora News”. Televizioni ka zbatuar kohën për partitë”. Ndërsa për edicionet informative është evidentuar diferenca prej 16 minutash në favor të Partisë Socialiste, vetëm për katër ditët e para, pasi fushata zgjedhore kishte nisur”.
Nga ana tjetër, një tjetër rezultat ishte dhe një diferencë thuajse e papërfillshme mes koalicioneve partiake. Të paktën kështu u shpreh kreu i bordit të monitorimit Çollaku.