E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat Sadiku kërkohet nga Askoli

Berat Sadiku, shqiptari 21-vjecar nga Maqedonia me pasaportë finlandeze është në listën e dëshirave të Askolit në Itali. Sulmuesi i FC Lahti, në gjurmët e të cilit ishte edhe Arminia Bielefeld në Gjermani.
Sipas asaj që shkruan "Corriero dello Sport", Sadiku është një pikë referimi në sulm, është shumë i fortë fizikisht, ka një progresion të mirë dhe ka një teknikë të shkëlqyer që të kujton Ibrahimovicin, kjo dhe për shkak të lartësisë tij: 1.92 metra.
Sadiku ka luajtur për Kombëtaren finlandeze kundër Turqisë në miqësoren e 29 majit. Në dhjetor të vitit 2007 Sadiku u testua te Vicenca. Për Askolin ka luajtur për gjashtë muaj edhe Ervin Skela (2006)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›