Berat arrestohet ish-shefi i Zjarrfikeses
Ish-kreu i repartit te zjarrfikeses ne qytetin e Beratit eshte ndaluar nen akuzen e shperdorimit te detyres. Skender Vraka eshte ndaluar ne banesen e tij rreth ores 1200 te dites se djeshme. Ndalimi i 52-vjecarit Vraka ka ardhur pas nje urdher- ndalimi qe ka leshuar organi i akuzes se Beratit. Ndaj Vrakes kishin nisur hetimet per favorizim te ndertimeve pa leje ne kete qytet. Dy muaj me pare organi i Prokurorise ne Rrethin e Beratit nisi hetimet pas marrjes se shume informacioneve ne rruge operative se me firmen e tij ishin aprovuar disa ndertime ne zonen tampon ne lagje te ndryshme te ketij qyteti. Ne cilesine e shefit te Zjarrfikeses ne kete qytet Vraka kishte dhene aprovimin per disa ndertime te reja ku shkeleshin rregullat e ndertimit dhe mbrojtjes nga zjarri. Menjehere pas sigurimit te ketij informacioni organi hetues ne Prokurorine e Beratit nisi hetimet ndaj Vrakes duke e hetuar ate ne gjendje te lire. Dy muaj me pare Vraka u largua nga posti qe mbante prej me teper se nje vit e gjysme nderkohe qe hetimet per shperdorim detyre vazhdonin ndaj tij ne gjendje te lire. Pas sigurimit te provave se Vraka kish dhene aprovimin per ndertime te reja ne zonen tampon sipas burimeve te organit te akuzes u kerkua ditet e fundit ndalimi i tij. Pas plotesimit te dosjes dhe percjelljes se saj prane organit blu uniformat e komisariatit te ketij qyteti realizuan dje ndalimin e 52-vjecarit. Sipas akuzes behet fjale per disa ndertime per te cilat Vraka ka abuzuar me detyren duke dhene miratimin per ndertime te reja. Tashme me ndalimin e Vrakes ngelet per tu zbardhur nese me dhenien e lejeve te reja te ndertimit ai ka perfituar te ardhura dhe sa kane qene perfitimet per cdo leje te dhene me firmen e tij.