E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy vdesin nje plagoset ne Kruje dhe Lezhe

Aksidentet

Dy persona kane humbur jeten si pasoje e aksidenteve ne rruge. Burimet nga uniformat blu bene te ditur se viktimat jane shenuar ne Kruje dhe ne Lezhe. Sipas te dhenave nje aksident rrugor me pasoje vdekjen e nje personi ka ndodhur dje ne mesdite ne Kruje. Vlash Laska ka qene duke ecur me motor ne momentin kur eshte perplasur nga nje kamion te tonazhit te larte. Aksidenti tjeter i rende ka ndodhur dje ne mesdite ne superstraden Lezhe-Fushe Kruje. Si pasoje e aksidentit eshte plagosur Kacinar Ndoi si dhe ka vdekur Frrok Bilaci.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›