E Diel, 1 Nëntor 2026

KLD se kontrollon drejtesine duhet ndryshuar Kushtetuta

Spahiu Nenkryetari i KLD-se tha se institucioni qe ai drejton eshte Keshilli i let i Gjyqesorit

Shqiperia eshte vendi qe ka plotesuar me shume standarde ne rajon por mebtet me korrupsion me te madh. Keshtu ka deklaruar nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise Kreshnik Spahiu perpara nje auditori studentesh. Ne kuader te marrjes se statusit kandidat te BE-se Spahiu kerkoi ndryshime ne Kushtetute. Ai tha se KLD aktualisht eshte vetem nje Keshill i Ulet i gjyqesorit dhe nuk i perafrohet asnje vendi te BE-se. Ata te cilet kane hartuar ose kane ne dore vendimmarjen per te ndryshuar Kushtetuten ose ti ndryshojne KLD-se emrin ta bejne Keshillin e Ulet te Gjyqesorit sepse nuk ka asnje kompetence per prokurorine Gjykaten e Larte ose te perqasin dhe te perafrojne kompetencat sic i kane realisht Keshillat e Larte te Drejtesise ne te gjitha vendet e Bashkimit Evropian tha Spahiu. Spahiu u shpreh se Shqiperia ka vetem nje problem ate te konfliktit te tejzgjatur politik. Duke ju referuar rastit te vendit fqinj Maqedonise qe ka marre kete status 5 vite me pare apo Malit te Zi qe pret te marre statusin Spahiu theksoi se standardet juridike apo politike te Shqiperise jane te arrira dhe nuk kane problematikat e ketyre dy vendeve. Eumlshte per te ardhur keq se i vetmi problem qe perceptohet i tille edhe nga Brukseli jane zhvillimet e brendshme politike. Ne kemi fatin qe jemi nje vend qe nuk kemi probleme etnike probleme fetare ndarje sa i perket drejtimit strategjik te vendit- anetaresimi ne BE- i vetmi problem eshte konflikti i tejzgjatur politik ne vend vijoi nenkryetari i KLD-se. Ai tha se sistemi gjyqesor shqiptar ka nevoje per permiresime te thella ne infrastrukture kapacitete njerezore heqjen e imunitetit lufte pa kompromis ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit pavaresi buxhetore dhe forcimin e sistemit te karrieres.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›