Berat, burri ekzekuton bashkëshorten
Një 61-vjecar ka ekzekutar më mjete të forta bashkëshorten e tij, pas një grindje të çastit.
Të paktën kështu bën me dije policia, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes, në fshatin Moravë të Beratit.
Bashkim Myrteli ka qëlluar me mjete të forta gruan e tij Resmie Myrteli 56 vjec, e cila ka mbetur e vdekur në vend. Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes dhe po e merr në pyetje për të zbardhur motivet që cuan në aktin e rëndë. Çifti kishte 4 fëmijë dhe mesa duket prej kohësh kishte konflikte