“Ku ka zemër, ka krahë”
Nuk ka pikë dyshimi: Europa është në genet e shqiptarëve dhe gjithçka që nevojitet është aktivizimi i tyre. Për këtë duhet stimulim. Kështu të dyja forcat kryesore politike në vend duhet të bashkëpunojnë me qëllim që të fitojnë mbështetjen e plotë të Europës. Por përderisa për momentin politika shqiptare nuk është akoma një stimul i mjaftueshëm, kush tjetër mund ta bëjë një gjë të tillë?
Mesazhet e ndërkombëtarëve në përgjithësi dhe ato të përfaqësuesve të Bashkimit Europian në veçanti janë shpresë për Shqipërinë dhe ato duken një burim i mirë i këtij stimulimi të munguar. Shqipëria ka bërë përpara, por mundësitë e saj janë për më shumë dhe duket se është koha për një melodi më të ëmbël për veshët e Shqiptarëve …Dhe mesazhet si ato të Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Z. Ettore Sequi bëjnë një ndryshim. Duke ju kujtuar politikanëve shqiptarë se ato duhet të ‘fluturojnë’ për të kompensuar kohën e humbur, ai përmendi proverbin shqiptar “Ku ka zemër, ka krahë.” Ne pothuajse e kishim harruar plotësisht ekzistencën e këtij proverbi!!
Dikush i pamësuar me një “gjuhë” të tillë edhe tha “Çfarë tha? Se dëgjova mirë!” Ky mesazh goditi në një farë mënyre. Ishte ndryshe sepse erdhi butësisht dhe veshi i shqiptarëve i mësuar më së shumti me fjalë të ashpra ju duk si një “melodi” ndryshe. Ishte pikërisht i njëjti ambasador që përdori edhe shprehjen “gur gur bëhet mur” në një situate tjetër.
Është interesante të shihet se të huajt i përdorin proverbat dhe shprehjet me të cilat gjuha jonë shqipe është aq shumë e pasur më shumë se sa ne vetë, zotërit e kësaj gjuhe. Ato i pëlqejnë shumë thesare të tilla gjuhësore dhe i mësojnë përmendësh. Ndryshe nga të huajt, proverba të tilla shumë të përdorshme nuk ekzistojnë pothuajse fare për disa politikanët shqiptarë të cilët preferojnë linjën e gjuhës së ashpër. Ose edhe kur përdorin ndonjë shprehje, përzgjedhin ato me konotacion thumbues, ironik a negativ.
Në shekuj, koha ka provuar se mesazhe të tilla sjellim ndryshim. Ato janë forca shtytëse për njerëzit dhe kombet. Amerika është shembulli më tipik në këtë drejtim. Mesazhet e fuqishme të shqiptuara nga goja e personaliteteve të panumërt të këtij kombi kanë ndikuar fuqishëm në rrjedhën e historisë së tij.
Kush e ka harruar të pavdekshmen “Kam një ëndërr” të Martin Luther King, Jr, para një numri të madh njerëzish në vitin 1963 pranë Memorialit të Linkolnit në Uashington D.C. Apo mesazhin e shkurtër, por të fuqishëm të ish-presidentit Amerikan, Ronald Reagan në Berlinin Perëndimor në vitin 1987: “Z. Gorbaçov, hiqeni murin!” Ishte pikërisht ky mesazh që çoi në rënien e Bashkimit Sovjetik.
Duke ardhur në kohërat e sotme, mesazhet e Presidenti Amerikan, Barak Obama tingëllojnë aq frymëzuese: Ishte ai që i bëri Amerikanët të besojnë se “Ndryshimi nuk vjen nëse e presim nga dikush ose nëse presim për një moment tjetër. Ne jemi ato për të cilët ne kemi pritur. Ne jemi ndryshimi që po kërkojmë”.
Shqiptarët kanë dëshirë për ndryshim dhe ai do të vijë herët a vonë. Hapat e parë të bashkëpunimit midis maxhorancës dhe opozitës kanë filluar dhe ne urojmë të ketë filluar epoka e një gjuhe ndryshe për të mirën e këtij vendi të mrekullueshëm dhe njerëzve të saj. Le të themi si fillim “Faleminderit Z. Ambasador!”
(er.nu/GSH/BalkanWeb)