Berat digjen 50 hektare pisha. 21 zjarre ne jave
21 raste zjarri janë shënuar në rrethin e beratit vetëm brenda një jave, të cilët në disa raste rrezikuan zonat e banurara apo edhe zonën muzeale të qytetit. Të ndodhur përballë kësaj situate dhe mungesës së infrastrukturës , mjeteve dhe specialistëve , zjarrfikësit e qytetit megjithatë kanë arritur ti mbajnë nën kontroll dhe ti shuajnë ato.
"Komuna nuk ka hapur rrugët nëpër këto blloqet me pemë, është e pamundur futja e mjeteve zjarrëfikëse. Është për të ardhur keq, një pakujdesi e madhe e gjithë fermerëve që nuk tregojnë kujdes në mirëmbajtjen e blloqeve të pemëve të tyre, i lënë pa pastruar dhe flakët depërtojnë brenda një kohë rekord prej pesë orësh, përfshi gjithë faqen e malit, një sasi prej 80 hektarësh me ullinj", tha Shpëtim Gorica, drejtori i Repartit të Zjarrfikëses.
Si pasojë e këtyre zjarreve në rrethin e Beratit janë djegur 50 hektarë me pisha dhe qindra rrënjë ullinj, koha e shuarjes së vatrave të tyre arrinte edhe në 12 orë për shkak te terrenit të thyer. Pas hetimeve të kryera nga specialistët rezultoi se këto zjarre të kenë qenë të qëllimshme dhe po punohet për identifikimin dhe ndalimin e autorëve të tyre.
Olgera Muka Azhornuar së fundi ( e shtunë , 10 shtator 2011 )