Synimet e Vllaznise Luka Bashkia mbeshtetje maksimale

Vllaznia merr mbështetjen e Bashkisë së Shkodrës, në prag të startit të kampionatit të Superligës. Kryetari i Bashkisë dhe presidenti i Vllaznisë, Lorenc Luka, ka pritur në zyrën e tij futbollistët kuqeblu, duke i uruar një sezon pozitiv. Kreu i Bashkisë ka kërkuar që Vllaznia të jetë pretendente dhe ka siguruar edhe njëherë lojtarët se skuadra do të ketë impenjimin maksimal të institucionit që ai drejton, në mënyrë që Vllaznia të ngjitet në elitën e futbollit shqiptar.
Reformat e reja në kampin shkodran kanë bindur edhe teknikun Mirel Josa, që mezi pret të nisë aventurën e re në drejtimin e Vllaznisë. Tekniku ka theksuar se, me mbështetjen e Bashkisë, kuqeblutë do të jenë kompetitivë, ndërsa ka premtuar arritjen sa më shpejt të rezultateve.
Debutimi sezonal i Vllaznisë është të shtunën në 10 shtator në Loro Boricci kundër Laçit. Pavarësisht problemeve të evidentuara në edicionin e kaluar, futbollistët shkodranë janë të bindur se do të jenë pretendente serioz për trofe.
Bruna Gjoka