E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, gjendet i vrarë një gjahtar

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në rrethin e Librazhdit ku një person është gjetur i vrarë me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në komunën Qafë Mal në fshatin Lugush ku një gjahtar është gjetur i vdekur më armë në rrethana ende të paqarta.
 

Sipas informacioneve viktima së bashku me 3 persona të tjerë kishte dalë për gjueti në momentin kur është gjetur nga shokët e tij i vrarë.
 

Dyshohet se gjahtari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është vrarë aksidentalisht por policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›