E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emrat e foshnjave, prindërit tendenca për emra të huaj

Ka një tendencë të fortë tek femrat që sapo bëhen nëna, ato zgjedhin emrat të huaj për foshnjat e tyre. Madje ato tregohen të kujdeshme për të fiksuar emra të personazheve të telenovelave ose emra artistësh.

Vetëm në njërën nga gjendjet civile në një minibashki në Tiranë, në regjistrimet e dhjetorit, nga 30 lindje 4 prej tyre nënat u kënë vënë emrin "Anja", 3 "Alesia" dhe në prefernecat e tjera kanë qënë emrat Svetlana, Uendi, Uesa, Reina dhe Klejlin. Nga të gjithë emrat, vështirë të gjeje një emër tipik shqiptar. Drejtoresha e çerdhes 11 në kryeqytet Albana Gjoka thotë se i duhet të përsërisë shumë herë një emër të të vegjëlve, për ta mbajtur mend.
 

Përballë kësaj "traume" prindërore për të gjetur një emër të veçantë, Gjuhëtarët thonë se është e rëndësishme që ermat të përshateten gjuhën shqipe për shkak se edhe fonetika e gjuhës sonë është e pasur.
 

Sipas gjuhëtarëve, pavarësisht dëshirës individuale së prindërve për të gjetur një emër të veçantë që në raste të tilla preferencat shkojnë drejt emrave të huaj, të paktën shkruajtja dhe shqipërimi të bëhet sipas shqipes sonë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›