E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, keshilltaret PD shtyjne miratimin e pr/buxhetit 2010

BERAT- Ka dështuar miratimi i buxhetit të bashkisë së Beratit. Shkak janë bërë kundërshtimet e 9 këshilltarëve të djathtë të cilët kërkuan shtyrjen e diskutimeve pë buxhetin e 2010.Burime nga bashkia e Beratit bëjnë të ditur se ata kanë kërkuar më tepër informacion rreth buxheti. Sipas këshilltarëve të djathtë në materialet e paraqitura më parë mbi shpërndarjen e buxhetit nuk ishin përcaktuar qartë shumë pika.Sipas tyre buxheti duhet të korrigjohet dhe të sillet për diskutime e miratim në mbledhjen e radhës. Pas diskutimeve të shumta mes palëve në këshillin e bashkisë së Beratit u vendos shtyrja e shqyrtimit të buxhetit. Pritet që mbledhja e ardhshme gjatë së cilës do të diskutohet dhe miratohet buxheti të zhvillohet brenda këtij muaji.(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›