E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, bora bllokon Kërrabën, mbulon Llogaranë

TIRANE- Sasitë e mëdha të dëborës që kanë rënë në zonat malore të vendit, kanë bllokuar një sërë aksesh të rëndësishme kombëtare. Kështu, në Qafë Kërrabë rruga është pothuajse e bllokuar për shkak të borës. Policia në këtë aks ka bllokuar lëvizjen e furgonëve, edhe nëse janë të pajisur me zinxhirë. Për këtë arsye, shumica e makinave janë kthyer mbrapsht, duke përdoruar rrugën tjetër, atë të Durrësit për të mbërritur në Tiranë. Nderkohe rreshjet e dëborës që nisën në orët e mëngjesit kanë mbuluar Qafën e Llogorasë duke vështirësuar mjaft qarkullimin e automjeteve në segmentin rrugor të saj, pjesë e aksit kombëtar Vlorë-Sarandë. Burime per TVNews24 bëjnë të ditur se dëbora ka zbritur deri në fshatin Dukat, në vendin e emërtuar “çezma e Dukatit”, rreth 30 km në jug të qytetit të Vlorës. Ndërkohë shtresa e dëborës në rrugë e bën mjaft të vështirë qarkullimin e automjeteve, të cilat mund të lëvizin vetëm me zinxhirë . Policia ka udhëzuar të gjithë drejtuesit e automjeteve të pajisen me zinxhirë, ndërsa po merr masat për të parandaluar ndonjë aksident të mundëshëm. Ndërmarrja e Rrugëve po punon për largimin e dëborës nga rruga dhe hedhjen e kripës e skorjeve. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›