E Hënë, 2 Nëntor 2026

Berat, lokali në “fole” droge/ Dy të arrestuar, sekuestrohet edhe armë automatik

Pronari i një lokali në Dimal ka rënë në prangat e policisë pasi përdorte lokalin e tij për të shpërndarë lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit në lokalin e Kadri Kallmit blutë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri automatik, një sasi lënde narkotike kanabis, 1 peshore elektronike, 30 fishekë luftarak.

Në pranga ra edhe Kostandino Ziu nga Kuçova. 27 vjeçari ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, ku në banesë iu gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›